×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa shijon një darkë jashtë shtëpisë pasi i festoi ditëlindjen e parë qenit të saj Dexter

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 20:06

    Ajo adoptoi qenin e saj të zi shpëtues Dexter me të dashurin e saj Anwar Hadid gushtin e kaluar.


    Dua Lipa festoi ditëlindjen e parë të qenushit të saj duke i organizuar atij një festë me miqtë e tij para se të dilte për kokteje të shtunën, shkruan Daily Mail.

    “Dexter është 1 sot. Qeni më i vogël roje në botë. Shoqëruesi ynë më i vogël!!”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, transmeton lajmi.net.

    Këngëtarja dukej me një paraqitje të thjeshtë kur doli për pije në Londër.

    Prodhuesja e hitit “Levitating” veshi një palë pantallona kafe dhe një bluzë të thjeshtë ndërsa ajo priti festimin e këlyshit më parë atë ditë.

    Ndërkohë, shoqëruesi i saj i lezetshëm Dexter kishte një kapelë blu feste dhe një shami për ditëlindjen.

    E rrethuar nga qentë, Dua Lipa u gjunjëzua në kopshtin e saj për t’i treguar një tortë të qenit që lexonte “Happy Birthday Dexter”.

    Shokët e Dexter, Otto, Loxie, Billie dhe Tequila u mblodhën të gjithë për të hyrë në aksion. ”Është një ndejë”, shkroi Dua së bashku në një foto të ekuipazhit të qenit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!