×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa, shqiptarja që po na bën krenare! Shënon edhe një sukses tjetër në muzikë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 20:20

    Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur në botën e muzikës.


    Artistja shqiptare po shënon rritje me projektet e reja që ajo po sjell, shkruan Reporteri.net.

    Kënga “Levitating” e cila është pjesë e albumit “Future Nostalgia” në bashkëpunim me DaBaby u prit mjaftë mirë dhe po shënon edhe suksese të vazhdueshme.

    Edhe tani kjo këngë është renditur e treta në “Billboard Hot 100” duke lënë pas yjet si Ed Sheeran, Justin Bieber, The Weeknd e Ariana Grande.

    Muaj më parë “Future Nostalgia” u shpall ndër më të dëgjuarit në Spotify me 4.7 miliardë transmetime, ndërsa janë shitur 68,926 kopje të tij.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!