×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa uron Bajramin

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 18:19

    Artistja e famshme botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një urim të përzemërt sot (e enjte) për myslimanët në mbarë botën.


    Ajo u ka uruar të gjithëve Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në INstaStory.

    Në një imazh ku shfaq deti, qiellin dhe perëndimin, Dua ka shkruar: “Urime festën e Bajramit për miqtë e mi familjen, dhe të gjithë kush e feston”.

    Dua përndryshe pati një paraqitje të mrekullueshme së fundmi në një nga spektaklet më të mëdha evropiane.

    Bëhet fjalë për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, Brit Awards, në të cilin përveçse performoi një potpuri këngësh nga albumi i saj “Future Nostalgia”, ajo u shpërblye edhe me dy çmime.

    Lipa fitoi çmimin si “Artistja më e mirë solo e vitit”, dhe më pas çmimin “Albumi më i mirë i vitit” për albumin shumë të suksesshëm ‘Future Nostalgia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!