×
  • Show Time
  • Show Time

    Dy martesa dhe një fejesë i dështuan, kush do jetë “Beyonce” e radhës që do rrëmbejë zemrën e Bleros?

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 11:19

    Këngëtarit të njohur Blero duket se sa i përket sferës së dashurisë nuk po i ecën dhe aq mirë.

    Artisti i cili ka vite që është pjesë në estradën kosovare, së fundmi është përfolur në media edhe për ndarjen nga bashkëshortja e tij e fundit, Afrona Dika.

    Gjithçka ngriti dyshimet kur dyshja kishin larguar të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjete sociale, madje edhe ato të dasmës përrallore të vitit 2019, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Duke mos mjaftuar kjo, dyshja tanimë as nuk ndiqen me njëri-tjetrin në këto rrjete sociale.

    Por, të kthehemi pas në kohë!

    Para blogeres Afrona Dika, Blerim Muharremi ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqin në vitin 2010. Çifti nga kjo martesë kanë dhe një vajzë.

    Ishte vite 2014, kur çifti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës, por që raporti i mire ngelet për shkak të vajzës së tyre.

    “Pas 5 vitesh martese nga e cila jemi bekuar me një vajzë të mrekullueshme, ne të dy kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë, por jo dhe asnjëherë përkushtimit dhe kujdesit ndaj vajzës sonë. Ajo është gjithçka për ne dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, thuhet në komunikatë. Tara do të jetojë me nënën e saj, por që vizitat nga babai janë të palimituara, natyrisht dhe kujdesi i tij si deri më tani. Meqë është folur e përfolur rreth ndarjes sonë ( para disa muajsh ) e që në atë kohë nuk kanë qenë ato fjalë të vërteta, tashme kjo është e vërtetë dhe publike..”, thuhej mes tjerash në njoftimin që dyshja patën bërë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Mirëpo, nuk mbaron me kaq!

    Para martesës me aktoren kosovare, Blero ka qenë i fejuar me një vajzë që atë kohë jetonte në Suedi.

    Nga dashuria e madhe që kishte për Norën, këngëtari aso kohe pati thënë që nuk e ndërron as me të famshmen Beyonce Knowels, ani pse në fakt nuk rezultoi ashtu.

    E se kush do jetë “Beyonce” e radhës që me të vërtetë ai s’do e ndërronte, mbetet të shihet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!