×
  • Show Time
  • Show Time

    E dhimbshme: Kështu ua kumtoi lajmin familjarëve për vdekjen e menaxherit të Azet, miku i vjetër i tij

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 16:07

    Mediet zvicerane kanë shkruar për aksidentin fatal që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.


    Menaxheri i reperit të njohur kosovar, Azet ka ndërruar jetë në një aksident që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

    Zvierani me prejardhje truke, ishte menaxher i reperit Azet dhe atij Mero. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë shpejtësia e lartë.

    Në një intervistë për mediumin zviceran “20 minuten”, Sado Maksuti, 43 vjeç, një mik i vjetër i të ndjerit, rrëfen momentin se si e mori lajmin për vdekjen e tij.

    “Një i afërm nga Kosova më thirri dhe më tregoi se çfarë ka ndodhur. Për mua është sikur ta humbas djalin tim”, thotë ai.

    Maksuti e ka njoftuar familjen e të ndjerit për vdekjen e tij.

    “Mua më duhej ta bëja këtë për herë të parë dhe shpresoj të jetë e fundit. Unë nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Familja e tij është shkatërruar”, shtoi ai.

    Ai e përshkruan Safe Kayan si njeri inteligjent, të buzëqeshur dhe i shoqërueshëm me çdonjërin. Madje, thotë se ishte shumë i suksesshëm në biznesin e menaxhimit.

    Maksuti shpjegoi më tutje “Ne do të udhëtojmë sonte me familjen për në Kosovë. Nga atje, trupi i të ndjerit do të dërgohet për tu varrosur në Turqi”.

    Ai po ashtu tha se Sefa i donte shumë makinat e bukura, por kurrë nuk ka vozitur shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!