E keni harruar Beniadën, fotot e saj të fundit janë ekstravagante

Ajo ishte njëra prej vajzave që arriti deri në finale të Big Brother Albania VIP.

Aktorja dhe modelja shqiptare Beniada Jakiç është shfaqur tepër ekstravagante në fotot e saj që ajo ka postuar në Instagram.

Beniada, e cila ishte mbesa e ish Presidentit të ndjerë të Shqipërisë Bujar Nishani, është shfaqur me një veshje të kaltër, saktësisht me një pallto, teksa ka treguar këmbët e saj seksi.

Beniada kishte arritur që të shkojë deri në finale të Big Brother Albania VIP duke u shndërruar në një yll televiziv në Shqipëri, ku pritet që së shpejti të fillojë një emision televiziv për kuzhinë.