×
  • Show Time
  • Show Time

    E papritur: Sindi e tërheq deklaratën për Muratin, pas takimit të tij me Olën

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 19:54

    Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimin mes Olës dhe Muratit. Ata duket se ia kanë kaluar mjaftë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk ka munguar edhe afrimiteti.


    Teksa po flisnin, Murati komentoi bluzen e hapur të Olës ndërsa ajo u shpreh se i pëlqen kjo xhelozi.

    Ndërsa më pas e pyeti për reagimet e ashpra dhe Ola krahasoi veten me Sindin.

    Murati: Çfarë është kjo kaq e hapur?

    Ola: Këtu po shfaq xhelozinë tënde, por më pëlqen.

    Murati: Ola ti je shumë e egër kur bëhet një diskutim apo je e qetë?

    Ola: Si Sindi nuk jam. Ajo është treguar e ashpër në diskutim.

    Murati: Po në lidhje si je?

    Ola: Kam qenë në lidhje dy herë, njëra 3, tjetra 2.

    Ky afrimitet mes tyre ka bërë që Sindi, e cila ishte deklaruar ekskluzivisht për Muratin të tërheqë deklaratën e saj. Tashmë se çfarë pritet të ndodhë mes tyre mbetet për t’u parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!