×
  • Show Time
  • Show Time

    E pritëm edhe këtë ditë: Vali Corleone i ka dy fjalë për Albin Kurtin

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 15:40

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të ulet edhe në karrigen e kryeministrit, tashmë e ka edhe një përkrahës nga bota e showbizit.


    Atë për udhëheqës të ekzekutivit të Republikës së Kosovës e dëshiron edhe Vali Corleone.

    Corleone sot gjatë ditës ka telefonuar Gazetën Express duke thënë se një gjë të tillë për Kurtin e ka thënë edhe më herët.

    “Sipas mendimit tim, Albin Kurti, duhet me u bo kryeministër i Kosovës, sepse e kam thënë edhe para një muaji në Instagram”, ka thënë Corleone.

    Ndërkohë ai ka pasur edhe disa fjalë për ata që i kanë humbur këto zgjedhje. Corleone thotë se ata duhet që të qëndrojnë në shpi, e të pinë çaj.

    “Këta që kanë humb le të rrinë në shpi, le të rrinë të shpija e le të pinë çaj”, ka shtuar ndër të tjera Corleone.

    Zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Vetëvendosje, LDK ka dalë e dyta ndërsa ka e treta ka dalë PDK’ja e Veselit e cila ka pranuar që të shkojë në opozitë. Haradinaj është mjaftuar me vendin e 4’të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!