×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe nëna e Kim Kadashian i nënshtrohet testit për koronavirus, ky është rezultati

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 18:25

    Kris Jenner testohet negative për koronavirus pasi morën pjesë në festën e ditëlindjes së pronarit të Universal Music, Lucian Grainge, ky i fundit kishte dalë pozitiv së fundi.


    Kris Jenner u testua negativ për koronavirus.Ylli i reality-shout u testua negativ për virusin e njohur si COVID-19 pasi Lucian Grainge doli pozitiv, sipas ET Online.

    64-vjeçari ishte e pranishme disa javë më parë në festën për ditëlindjen e 60-të të ditëlindjes së Lucian.Një burim i tha ET “Kris Jenner është testuar për koronavirus pasi ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së pronarit të Universal Music Group, Lucian Grainge, disa javë më parë.

    Përveç Jenner, Drejtori i Përgjithshëm i Apple Tim, Cook dhe Irving Azoff ishin gjithashtu pjesëmarrës për festën në La Quinta’s Madison Club, ku Jenner zotëron një rezidencë prej 12 milionë dollarësh.

    Variety raportoi të dielën se Grainge që atëherë është testuar pozitiv për COVID-19 dhe tani po trajtohet në qendrën mjekësore UCLA.

    Burimi shtoi: “Kris nuk ishte e sëmurë dhe nuk kishte asnjë simptomë, por meqë ishte në kontakt me dikë që u testua pozitiv, ajo e bëri testin, por fatmirësisht rezultoi negativ”.Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson ishin ndër rastet e para të të famshmëve që u infektuan me koronavirus, e së fundi edhe aktori Idris Elba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!