×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe pse grimon Kardashians, Mario nuk i harron rrënjët shqiptare – Kjo video e tregon më së miri

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 8:29

    Grimieri shqiptar, Mario Dedivanovic është tepër i njohur në mbarë botën për talentin që ka si dhe për klientelën e tij shumë të famshme, ku përfshihen edhe vajzat e familjes më të famshme, Kardashian.


    Ai shpeshherë ndan në rrjete sociale pjesë nga puna që bën dhe tutoriale të ndryshme. Së fundmi ai ka publikuar një video pas përfundimit të grimit e në sfond dëgjohet një këngë jo e zakonshme për ndjekësit e tij të huaj.

    Mario ka zgjedhur që atë postim ta shoqëronte me një këngë popullore shqiptare, e cila dukej se ishte e miksuar. Një komentuese ka zbuluar se ajo këngë është e titulluar “Moj shami e kuqe, moj shami e verdhë”, ndërsa dikush tjetër është përgjigjur se kënga quhet “Albanian Shota”. Kjo nuk është hera e parë që Mario publikon video të tilla gjatë të cilës nxjerr në pah dhe origjinën e tij shqiptare.

    https://www.instagram.com/p/B4ANAWel03g/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!