×
  • Show Time
  • Show Time

    Ekskluzive: Gjykata lë të lirë Fjolla Morinën

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 10:57

    Fjolla Morina është shpallur e pafajshme nga dy aktakuzat për të cilat akuzohej dy muaj më parë.


    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë të lirë këngëtaren kosovare.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, avokati Fanol Krasniqi ku i njëjti ka thënë se i është ndërprerë paraburgimi.

    “I është ndërprerë paraburgimi, e nuk do të ekstradohet në Shqipëri. Është liruar”, tha Krasniqi për Reporteri.net.

    Këngëtarja u arrestua në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!