×
  • Show Time
  • Show Time

    Enca tregon cila ëndërr i është bërë realitet

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 11:37

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka sprovuar veten për herë të parë në një fushë tjetër, atë të aktrimit.


    Ajo u bë pjesë e filmit “I Love Tropoja” të komedianit të njohur Ermal Mamaqi, ndërsa ka një nga rolet kryesore.

    24-vjeçarja si në çdo paraqitje tjetër vjen mjaft atraktive edhe në film, teksa u komentua mjaft shumë edhe për dukjen e saj.

    Enca e ftuar në Prive, ka treguar se aktrimi ishte një nga ëndrrat e saj që më në fund është kthyer në realitet.

    “Sa i përket filmit ishte një eksperiencë super bukur sepse këtë vit u transmetua dhe u lançua si projekt”.

    “I dhashë jetë një ëndrre që e kam pasur gjithmonë që ka qenë ajo për aktrim. Gjithmonë e kam parë veten si këngëtare aktore dhe më fund mendoj se mund të pranoj këtë epitet”, ka thënë ajo.

    nca përndryshe po ecën mjaft mirë edhe me prurje të reja muzikore, e cila muajin e kaluar solli bashkëpunimin me Mixey dhe Zaza, projekti i të cilëve mban titullin “Amor” dhe ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!