×
  • Show Time
  • Show Time

    Era dhe Nora publikuan klipin e ri, Noizy habit me veprimin ndaj motrave

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 8:29

    Era dhe Nora Istrefi publikuan më në fund ditën e djehsme videoklipin e tyre të shumëpritur me titull “Nuk e di”.


    Kënga u pëlqye shumë dhe shikimet vazhdojnë të rriten që prej momentit kur u publikua në Youtube.

    Pamja e dy motrave në klip u komentua shumë dhe sidomos skenat ku ato shfaqeshin së bashku të lidhura me gërshet.

    Një pjesë nga videoklipi i Erës dhe Norës, Noizy e ka publikuar në Instastory por ka habitur me përshkrimin.

    Njërën prej motrave Noizy e thërret me përkëdheli Lalushi, por se për cilën e ka fjalën nuk e bën të ditur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!