×
  • Show Time
  • Show Time

    “Fajin e kanë shokët që nuk e dërguan në spital…”, Stresi flet për vrasjen e 27-vjeçarit në Tiranë

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 14:01

    Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak ditë më parë, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në rrugën “5 Maji”. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u shpreh se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.


    Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve.

    Autori u vetëdorëzua në polici, ku mes lotësh tha se se nuk donte që ta vriste shokun dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

    “Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

    Mirëpo, reperi i njohur Stresi ka kërkuar që të mos besojnë këdo, duke cilësuar fajtorë shokët që e vranë teksa vonoheshin për ta dërguar në spital.

    Për më tepër, ai shprehet se ata e dërguan në spitalin e gabuar.

    “I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentslisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- janë fjalët e Stresit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!