×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero njoftoi sot që hoqi dorë nga muzika – a ishte ky diss i Bim Bimma’s arsyeja

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 12:24

    Reperi i njohur kosovar, Fero, ka deklaruar sot se ka vendosur të heq dorë nga muzika, por nuk ka dhënë arsye se përse ka marrë këtë vendim.


    Por a ka të bëjë ky vendim me “diss-in” që i bëri ditë më parë reperi tjetër, Bim Bimma, shkruan Reporteri.net.

    Gjithçka nisi kur Fero i kërkoi përballje disa reperëve më të vjetër, duke përfshirë këtu edhe BimBimën.

    E ky i fundit iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij duke i kërkuar duel në sheshin “Skënderbeu”.

    Megjithatë BimBimma ka publikuar “diss-in” që i ka kushtuar Feros.

    Në përfundim të tekstit, në të cilin Feron e ofendon goxha shumë, Bim Bimma tregon se i ka nënshkurar librin dhe albumet si dhuratë ndaj tij.

     

    Fero ditë më parë mbylli rrjetet sociale duke hapur panik tek fansat e tij, e sot për Insajderi.org, ka dhënë një deklaratë akoma më shokuese.

    I pyetur se pse e ka mbyllur Instagramin, reperi ka thënë: “Jam larguar nga rrjetet sociale sepse kam të heq dorë nga muzika”.

    Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.

    Fero edhe nuk mund të largohet nga muzika plotësisht, pasi që ai tashmë është CEO i label-it “GANG GANG ENTERTAIMENT” ku po punon me ekipin e tij në ngritje të artistëve të rijnë, që sipas tyre shumë shpejtë do të shpërthej artisti i parë me emirin Guapo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!