×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero publikon foton e ëmbël me vajzën e posalindur

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 16:30

    Reperi i njohur shqiptar, Fero, rreth një javë më parë u bë baba për herë të parë.


    Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Nina.

    Feronit Shabani (emri i vërtetë) duket se po shijon periudhën e atësisë mjaft shumë në bazë të disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale.

    Artisti shqiptar ka publikuar një fotografi përkrah të bijës, të cilës ka vendosur që të mos ia zbulojë fytyrën akoma.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by FERO (@ferofera)

     Reagimet dhe urimet në pjesën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

    Fero dhe Arbenita përndryshe kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti.

    Të njëjtit po vazhdojnë të qëndrojnë mes Kosovës e Gjermanisë, pasi Fero në këtë të fundit është zhvendosur prej disa vitesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!