Filmi i ri për Elvis Presley do të xhirohet në Australi

epa07262123 Elvis Presley memorabilia is on display during the European Elvis Championships at the Hilton Metropole Hotel in Birmingham, Britain, 04 January 2019. The event is held annually around Elvis' birthday weekend. This year, more than 80 tribute acts from across Europe are competing to become European Champion. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA

Do të xhirohet në Gold Coast të Queensland në Australi filmi për jetën e Elvis Presley.


Regjisori i filmit do tw jetw Baz Luhrmann, i njohur për filmin Romeo e Xhulieta, The Great Gatsby, Moulin Rouge dhe Australia.

Filmi do të nisë xhirimet brenda fund-vitit, njofton radio kombëtare australiane Abc.

Fituesi i dy çmimeve Oscar Tom Hanks ka firmosur për rolin e menaxherit të Elvis, Koloneli Tom Parker, teksa ende po kërkohet për aktorin që do të interpretojë The King.

Luhrmann është deklaruar entuziast për të xhiruar në Queensland, të cilin e përshkruan si një ambient krijues për të realizuar këtë film’.

Ndërsa kryeministrja e Queensland Annastacia Palaszcuk ka thënë në parlament që produksioni do të krijojë deri në 900 vende pune lokale.