×
  • Show Time
  • Show Time

    Filmi “Nëntori i Ftohtë” fiton çmimin special në festivalin “goEast” në Gjermani

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 21:48

    Filmi nga Kosova “Nëntori i Ftohtë” ka fituar Çmim Special në Festivalin e Filmit “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë, shkruan Reporteri.net.


    Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani përmes një postimi në Facebook.

    Njoftim të tillë ka bërë edhe aktori Fatmir Spahiu me ç’rast ka prezantuar ndër të tjerash edhe mirënjohjen e marrë nga ky festival.

    “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që nga festivali i jashtëzakonshëm ‘goEast’ në Wiesbaden, Gjermani, kthehemi me çmimin special të jurisë për filmin “Cold November”. Ky është çmimi i tretë për filmin deri tash. Urime ekipit”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

     

    Kujtojmë se Filmi “Nëntori i ftohtë”, pati disa prezantim në festivale ndërkombëtare brenda një kohë relativisht të shkurtët, si në festivalit në San Sebastian të Spanjës, në festivalin e filmit në Cyrih, Festivalit e Bosforit në Stamboll të Turqisë dhe së fundit në atë të Selanikut, duke marrë dhe çmime.

    Në festivalin e filmit në Cyrih, “Nëntori i ftohët” mori çmimin për audiencën, kurse në atë të Bosforit në Stammboll, aktori Kushtrim Hoxha mori çmimin e Aktorit më të Mirë, për rolin kryesor në “Nëntori i ftohtë”.

    Filmi rrëfen historinë e Fadilit një arkivist, i cili e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë midis dy opsioneve, duke qenë i vetëdijshëm se të dyja janë të gabuara dhe si pasojë e zgjedhjes së tij, të padashur dhe pa dëshirë, ai detyrohet të “gëlltit” turpin, dhe të durojë presionin që vjen nga të gjitha anët.

    Në rolet kryesor Luajnë: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!