×
  • Show Time
  • Show Time

    Finem sqaron videon kur u rrah me një person që u tha se ishte Don Xhoni

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 18:44

    Disa javë më parë në faqet rozë qarkulloi një video, ku pretendohej se janë rrahur dy reperë shqiptarë mes vete.


    Pasi lajmet u demantuan, rezultoi se rep-artisti Finem ishte me të vërtetë në atë video, por me një person të panjohur.

    Në një intervistë në Prive, ai ka sqaruar sherrin që ndodhi, duke thënë se nuk e kupton pse u bë aq e madhe në media.

    “Sa i përket asaj video, nuk e kuptoj pse u bë aq e madhe, nuk e mora vesh fare. Por, nuk është faji i mediave që duan të prishin imazhin apo duan një lajm me emrin e dikujt, si përdorën emrin tim”, u shpreh Finem.

    Tutje ai shtoi: Kam reaguar pak fare në Instagram, kam hyrë ‘live’ për atë video, nuk kisha dëshirë të flas”.

    Në anën e tij ishte edhe miku i tij, njëherësh reper, Solo, që ngjarjen e konsideroi si ‘shumë zhurmë për asgjë’.

    Finem në anën tjetër është bërë personazh mjaft i popullarizuar, derisa këngët e tij në kanalin YouTube marrin miliona klikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!