×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjalët e para të Kiarës dhe mesazhi për Luizin pas largimit nga Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 8:39

    Kiara u eliminua mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”.

    Ajo nuk kishte një biletë kthimi, por teksa ishte në studio moderatorja tha se e ka marrë fitoren e saj për aq kohë sa ka fituar dashurinë.

    “Më vjen pak keq që nuk arrita në finale se kisha filluar ta fantazoja.

    Megjithatë unë fitova dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë dhe jam shumë e lumtur”, tha Kiara.

    Ajo u përlot teksa pa klipin e mbushur me momente të bukura.

    Më pas moderatorja kishte dhe një mesazh për Luizin ku i tha të qëndronte i fortë dhe ta fitonte këtë lojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!