Këtë periudhë është komentuar gjatë afrimiteti i Graniti dhe Fifit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Për këtë së fundmi ka folur edhe motra e Granitit, Genta Cana e cila në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka thënë se i uron mirëseardhje Fifit në shtëpinë e familjes Cana.
“Unë si kunatë vetëm mund t’i them Fifit: Mirë se erdhe në shtëpinë tonë, çfarë mund t’i them tjetër”, u shpreh Cana duke qeshur, derisa shtoi se diçka mes tyre po lind, dhe që duket se e kanë goxha seriozisht.
Genta, motra e Granitit, gjithashtu ka treguar se në të kaluarën ai ka qenë mjaft tip avanturier, derisa tri vitet e fundit ka ndryshuar shumë, i sheh gjërat më ndryshe.
Gjithashtu, moderatorja Genta Cana ka zbuluar se nëna e tyre është mjaft e shqetësuar, pasi Granitin po e sheh shumë të ngurtë brenda shtëpisë, e jo ai që është jashtë, një person tejet i hapur në shoqëri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.