×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet prokurori zviceran: Loredana është liruar, hetimi vazhdon

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 23:04

    Reperja kosovare Loredana Zefi, është arrestuar dhe i është bastisur banesa në Luzern të Zvicrës, nën dyshimin e akuzat, se ka mashtruar një çift zviceran rreth të 50-tave, për t’iu zhvatur para.


    Ajo është marrë në pyetje nga autoritetet e atjeshme rreth ngjarjes sepse dyshohet se ka përvetësuar nga Petra Z. Dhe Henri Z. Rreth 700 mijë franga zvicerane.

    Megjithatë, deklarata e fundit e prokurorit të çështjes së saj për gazetën Blick, është se ajo është liruar.

    “Sipas zëdhënësit të prokurorit të Luzernit, Simon Kopp, reperja Loredana tani është lëshuar nga arresti. Nuk ka rrezik të fluturimit ose të ndërprerjes. Marrja në pytje një herë u zhvillua të martën. Më shumë intervista do të zhvillohen të mërkurën”, ka deklaruar Kopp për Blick

    Megjithate, Loredana edhe mund të shpallet e pafajshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!