×
  • Show Time
  • Show Time

    Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni sjellin baladën “E para” në Kënga Magjike

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 20:22

    Dyshja fantastike kanë punuar së bashku në projektin e ri muzikor.


    Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi janë ndër emrat më të dashur të publikut shqiptar, shkruan lajmi.net.

    Ata njihen për talentin e tyre të padiskutueshëm në muzikë si këndim si tekst shkrues, ndërsa së fundmi dyshja ka vendosur t`i bashkojë forcat për një duet “E para”.

    Klajdi dhe Flori u prezantuan sot në javën e 10-të dhe të fundit të prezantimit të këngëve në “Kënga Magjike 2021”.

    “Dy emra artistësh që bashkëpunojnë prej vitesh nën logon Threedots, mbyllin garën e të gjithë artistëve në edicionin e 22-të të Festivalit Kënga Magjike.
    Miq të mirë dhe artistë të shkëlqyer, një duet që pritej aq shumë që prej lançimit të emrave pjesëmarrës në festival, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni.”, ishte mbishkrimi i prezantimit të dy këngëtarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!