×
  • Show Time
  • Show Time

    Françeska Jaçe demanton lajmet për djegien e makinës: Ka qenë një problem teknik

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 10:31

    Para pak ditësh në mediet shqiptare kanë qarkulluar disa lajme se i është djegur vetura modeles Françeska Jaçe.


    Në raportimet e reja që rrodhën një ditë pas ngjarjes thuhej se i ishte vënë flaka për ta vjedhur atë.

    Megjithatë, ish-banorja e ‘Big Brother’ ka bërë një reagim në rrjete sociale ku demanton të gjitha këto që janë thënë kundrejt saj.

    Postimi i plotë i modeles Jaçe (pa ndërhyrje):
    “Vazhdon seriali Françeska Jaçe dhe portalet. Do doja të vendosja në dijeni të gjithë ata njerëz që kanë qenë shumë të shqetësuar për zjarrin e supozuar në makinë dhe nuk kanë marrë mundimin të më pyesnin se si ishte e vërteta por kanë aluduar dhe kanë nxjerrë konkluzione të pavërteta që dëmtojnë imazhin tim.

    Pavarësisht këtij informacioni të rremë, e vërteta qëndron ndryshe, makina pësoi një problem teknik i konstatuar nga policia e Vlorës ku i shpreh dhe falënderimet publikisht. Faleminderit që jeni me ne, policia është me ne. Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematike se kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e janë më të rralla në Shqipëri.

    Gjithsesi organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta dhe pas gjithë procedurave të nevojshme do të publikoj dhe procesverbalin e konstatuar nga policia e shtetit. Faleminderit për vëmendjen tuaj”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!