Këngëtari Luiz Ejlli nga shumë fansa të tij dhe personazhe të njohura po konsiderohet ‘fenomen’ për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
Artisti nga Shkodra po vazhdon të ketë një përkrahje të madhe jashtë shtëpisë së famshme.
Këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi nga Kosova, Getinjo i cili ka shpërndarë një postimi që llogaria e Luizit në Instagram ka publikuar dje.
Në video shihet Ejlli duke qëndruar i vetëm në shtëpinë e BBVA ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Getinjos “Sillet”.
“Fenomeni i Shqipërisë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e postimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.