Ditën e djeshme ka qarkulluar lajmi se reperi Majk dyshohet se është larguar nga labeli Babastars.
Kjo për faktin se bashkëpunimi i fundit me reperin Ledri Vula nuk e ka publikuar në kanalin e faqes së labelit.
Megjithatë, pretendimet se rep-artisti Ledri Vula ende ka një hatër mbetje me grupin e njohur në krye me Getoar Selimin, apo siç njihet në estradë Ghetto Geasy i ka hedhur poshtë.
Ai ka ndarë pak nga kënga e dyshes së realizuar së fundmi në storien e tij në Instagram duke i bërë tag Majkun dhe Ledrin.
Ndërkohë, ky postim i Geasy na bën të ditur se Kastriot Rexha i njohur si Majk nuk është larguar nga labeli dhe se raporti i tij me Ledrin është i mirë.
Ndërsa, arsyeja e publikimit të bashkëpunimit me Ledrin nga ana e Majk vetëm në faqen e tij mbetet një pikëpyetje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.