×
  • Show Time
  • Show Time

    Gigi Hadid flet për shtatzëninë dhe operacionet plastike

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 14:06

    Gigi Hadid është në pritje të ëmbël dhe gjatë një paraqitje ‘live’ në Instagram së bashku me grimeren Erin Parson ka folur për disa detaje të cilat mund të ishin në interes të fansave, shkruajnë mediat e huaja.


    Hadid tregoi sesi shtatzënia e saj ka ndikuar në formën e fytyrës. Ajo gjithashtu ka folur edhe për operacionet plastike, transmeton lajmi.net.

    “Janë kaq qesharake gjërat që shoh në internet. Njerëzit mendojnë që unë i harkoj vetullat shumë, por nëse shfleton fotot e fëmijërisë, kështu i kam pasur që prej lindjes. Gjithashtu njerëzit mendojnë që unë vendos fillers [mbushës] në fytyrë në mënyrë që ajo të jetë e rrumbullakët. Kështu e kam pasur gjithnjë. Sidomos gjatë javës së modës kur kam qenë shtatzënë”, tha ajo.

    Erin e pyeti Gigin nëse ka vënë re ndonjë ndryshim në fytyrë dhe Gigi u përgjigj: “Epo, mendoj që faqet i kam tashmë. Jam e lumtur me procesin natyral”, tha ndër të tjera ajo duke theksuar se ka frikë të eksperimentojë me lëkurën dhe se nuk injektuar kurrë asgjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!