×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjon Muharremi e mahnitë edhe legjendën e muzikës, krijuesen e hitit “Je t’aime” që i dha famë edhe kosovarit

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 21:53

    22 vjeçari nga Kosova, Gjon Muharremaj, e ka zënë vendin e tretë në Eurovizionin e 65-të.


    Muharremaj e ka përfaqësuar Zvicrën me këngën “Tout l’univers”.

    Ai madje është zgjedhur si pari nga ana e jurisë me 267 pikë, por që në fund votat e audiencës nxorën fitues Italinë.

    Me paraqitjen e tij në Eurovizion, Gjoni e ka mahnitur edhe legjendën e muzikës, krijuesen e hitit ‘Je Taim” që i dha famë edhe kosovarit.

    Djaloshi nga Kosova në një intervistë pas finales për Radio Televizionin e Zvicrës (SRF), tha se ishte shumë i lumtur për rezultatin.

    “Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”.

    Gjoni shtoi se donte të tregonte se mund të arrinte një sukses kaq të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!