×
  • Show Time
  • Show Time

    Hyri në fushë gjysmë e zhveshur, Vitali ka disa fjalë për të dashurën e tij

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 23:40

    Kinsey Wolanski ndërpreu ndeshjen Tottenham – Liverpool.


    Kinsey Wolanski, një biondinë seksi e cila hyri në fushë derisa po zhvillohej ndeshja Tottenham – Liverpool u bë shumë e komentuar në media.

    Ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014.

    Pas përfundimit të ndeshjes e cila përfundoi në favor të Liverpool me rezultat 2:0, ishte pikërisht Vitaly ai i cili i ka shkruar disa fjalë në Instagram lidhur me vrapimin e të dashurës së tij në fushë në Madrid.

    “E dashura ime e ‘zjarrtë’ në Finalen e Ligës së Kampionëve. Mburrem me ty, ti je gjithçka për mua”, ka shkruar ai pranë postimit të fotove në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!