×
  • Show Time
  • Show Time

    I dashuri i Dua Lipës bën shqiponjën me duar

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 11:03

    Isaac duket se shumë shpejtë do të vizitojë sërish vendet shqiptare.


    Ka vite që këngëtarja Dua Lipa është në lidhje dashurie me modelin britanez, Isaac Carew.

    Këngëtarja gjithandej nëpër koncerte merr pas vetes edhe të dashurin e saj, e një gjë e tillë ndodhi edhe vitin e kaluar në Kosovë, në festivalin “Sunny Hill” ku dhe këndoi Lipa.

    Në Instagram, Carew ka pranuar disa pyetje nga ndjekësit e tij të shumtë, e në mesin e tyre ai është pyetur edhe nëse ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë.

    “Dy herë, së shpejti tri”, ka qenë përgjigja e modelit, duke lënë të kuptohet se ai dhe Dua Lipa do jenë sërish pjesë e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet këtë verë.

    Isaac Carew gjithashtu njihet edhe si shef kuzhine në Londër, ku ka vetëm pak muaj që ai nxorri në treg edhe librin e tij të parë me receta nga më të ndryshmet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!