×
  • Show Time
  • Show Time

    “I dashuroj strijat dhe celulitin…”- Me një foto me bikini pa filtra, Eleni Foureira tregon “defektet” në trupin e saj

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 14:03

    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka publikuar sot në llogarinë e saj në Instagram një foto të vetes, me anë të së cilës ka treguar “defektet” që ka në trup.


    Artistja shfaqet e veshur me rroba banjo ngjyrë jeshile, dhe krahas imazhit, shkroi: “E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”.

    Me anë të këtij postimi, Eleni synon të motivojë të gjitha vajzat ta duan trupin e tyre pavarësisht formës që mund të ketë.Disa muaj më parë, këngëtarja u shpreh gjatë një interviste se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që do.

    Ajo zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend.

    Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!