×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-truproja e Jackson: Michael nuk ka qenë pedofil, ai i donte femrat

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:39

    Truproja e dikurshme e Michael Jacksonit, Bill Whitfield, ka reaguar ndaj akuzave të Wade Robson dhe James Safechuck, të cilën kanë thënë se ikona e muzikës pop i ka keqtrajtuar seksualisht kur kanë qenë fëmijë.

    Whitfield, i cili ka qenë për dy vite truproja e këngëtarit, në librin e tij autobiografik ka shkruar për kohën e kaluar me Mbretin e muzikës pop, ndërsa ka thënë se Jackson gjithmonë i ka dashur vetëm femrat dhe nuk ka pasur prirje seksuale ndaj fëmijëve.

    Siç shkruan The Mirror, truproja ka folur në detaje lidhur me kohën e kaluar me Michael duke thënë se shpesh kanë biseduar për femrat atraktive, transmeton Telegrafi.

    “Flisnim për femrat, të cilat i konsideronte shumë atraktive. Aq shumë kemi folur për to, saqë jam i sigurt se i ka dashur femrat”, ka thënë Whitfield.

    Ai ka treguar se këngëtari nuk i sillte femrat e tij në Neverland, për shkak se aty ndodheshin fëmijët.

    “Shumë kohë kalonte i vetëm me femra të ndryshme. Nuk do të flas për atë që ka bërë me ato prapa dyerve të mbyllura, është punë e tij. Megjithatë, shpesh ka qenë në shoqërinë e femrave dhe e di se ato e joshnin”, ka rrëfyer ish-truproja.

    Natyrisht se ai nuk ka mundur ta konfirmojë nëse Jackson ka pasur apo jo marrëdhënie seksuale me femrat, me të cilat e kalonte kohën, mirëpo ka thënë se është i sigurt se këngëtari nuk ka qenë pedofil dhe se Wade Robson dhe James Safechuck janë gënjeshtarë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!