×
  • Show Time
  • Show Time

    Ish-zëvendëskryeministri shqiptar pjesë e Big Brother Albania VIP?

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 23:49

    Ish-zv.kryeministrii Shqipërisë, Erion Braçe, ka qenë një ditë më parë i ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar ftesën që ka marrë nga moderatorja e njohur, Arbana Osmani.


    Ju kishte shkuar ndonjëherë mendja që Erion Braçen ta shikonit në një reality show?

    Arbana Osmani duket se ka pasur dëshirë që ta kishte zëvendëskryeministrin pjesë e “Big Brother Vip”. Sigurisht jo si konkurrent, por si opinionit.

    Politikani ka zbuluar gjatë intervistës se ka patur një komunikim me moderatoren e dashur për publikun.

    “Nëse do të ftonin të ishe pjesëmarrës në “Big Brother Vip” do të pranoje?”, e pyet Adi.

    “Jo, jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”, u përgjigj Braçe, i cili kishte refuzuar ftesën.

    “Ky po që është lajm i ditës”, tha Adi.

    Ndërkohë kujtojmë se ende nuk dihet asgjë për opinionistin, por konkurrentët VIP-a po zbulohen pak e nga pak. Arbana Osmani ka treguar më herët se “Big Brother Vip” do të jetë në ekranin e Top Channel dy herë në javë, të martën dhe të premten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!