Fifi gjithmonë nëpër intervista e ka thënë hapur se pos familjes askush nuk e ka ndihmuar në rrugëtimin e saj në muzikë.
Këngëtarja e cila ka vite që është shpërngulur në Shqipëri për të jetuar në intervista të ndryshme e ka pranuar se në Kosovë madje i thanë që të dobësohej nëse dëshironte të bëhej e zonja dhe e famshme, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa së fundmi ajo ka pranuar pyetje të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, e që njëra ndër to lidhet me pagesën e saj në koncerte.
Fifi ka treguar se puna e parë që ka bërë ka qenë pikërisht performimi në kafiteri të Prishtinës e që paga që ka marrë ka qenë vetëm 10 euro.
“16 vjeçe dhe kam kënduar te Kafet e Vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pasur raste kur kam marrë 10 euro për performancë e më së shumti 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, ka qenë përgjigja e Fifit.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.