Juria e “Style Star” dyshon për aleancë mes vajzave për pikët

Me kalimin e javëve, vetë vajzat kanë pohuar se konkurrenca mes tyre është rritur, por ka pasur dhe “aleanca”.


Kjo gjë u konstatua dhe nga juria, ku Niko Komani komentoi pasi pa pikët e konkurrenteve të tjera për Vjolën.

Aleancat në spektaklin “StyleStar” vijnë në formën e ndihmave me anë të pikëve dhe komenteve të ndryshme.

Niko për më tepër ka zbuluar dhe emra të konkurrenteve që ai mendon se ndihmojnë njëra tjetrën, duke thënë se i ka parë të afërta dhe në prapaskenë.

Ndër të tjera ai ka përmendur dyshen Fatime-Enxhi.