×
  • Show Time
  • Show Time

    “Kam vendosur tri stenda në zemër”, Labi tregon për herë të parë publikisht problemet shëndetësore të tij

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 21:52

    Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”.

    Ai ka folur mbi gjendjen shëndetësore të mikes së tij, aktores Adriana Matoshi, e cila ditë më parë kaloi me sukses një operacion, të cilit u detyrua t’i nënshtrohej pas rikthimit të tumorit në tru.

    Teksa foli i lumtur për gjendjen e përmirësuar shëndetësore të aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Labi bëri edhe një deklaratë të rrallë publike mbi shëndetin e tij.

    Ai potencoi se i është nënshtruar një operimi gjithashtu dhe kjo ka ndodhur para 20 ditësh.

    Arsyeja e operimit mesa duket kanë qenë problemet me zemër, pasi moderatori i “1 kafe me Labin” zbuloi se ka vendosur plot tri stenda në zemër.

    “Po e them këtu, nuk kam dashur ta bëj publike edhe aq shumë, po dashur e pa dashur po më duhet ta bëj publike. Ka 20 ditë që e kam pasur një intervenim tek vetvetja dhe unë nuk e kam bërë publike, nuk e kam vendosur në rrjete sociale, kam dashur me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

    Me të dëgjuar këtë, moderatorët e emisionit i shprehën “të shkuara”, duke i uruar shëndet të plotë në vazhdimësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!