×
  • Show Time
  • Show Time

    Keisi i dha fund lidhjes, Sabiani habit me veprimin e tij ndaj Kristit – publikon foton

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 18:58

    Keisi i ka dhënë fund raportit me Kristin, pasi sipas saj, nuk ka shumë pëlqim. Ky qëndrim i saj duket se ka ndodhur pas hyrjes së Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë.

    Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit, e cila i tha Kristit se imponimi i banorëve në këtë marëdhënie bëri që ajo të frikësohet e të mos e vijojë dot më tej. Po ashtu, ajo pranoi se ka harruar veten, duke qëndruar pas Kristit. Ky i fundit, u tregua shumë i kuptueshëm me Keisin edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen brenda shtëpisë.

    Mirëpo, ai që ka habitur më shumë është Sabiani. Babai i Keisit, ka mbështetur publikisht Kristin, madje bën thirrje që ai të luftojë për atë që do, në këtë rast Keisin. ‘Forca Kristi, mos dil dhe lufto për atë që do’– shkruan Sabiani teksa shihet se ka votuar që të largojë nga shtëpia Armaldon. Keisi ka vendosur që t’i jap fund përfundimisht lidhjes, duke i habitur të gjithë me vendimin që mori.

    Keisi i ka dhënë fund njohjes me Kristin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Ajo ka folur së fundmi me të duke i kërkuar të mbeten vetëm miq dhe ta vazhdojnë njohjen e tyre jashtë. Keisi i ka thënë se ajo e ka harruar veten duke qëndruar pas tij. Nga ana tjetër Kristi ka pranuar që mërzitet nga vendimi i Keisit, por e ka respektuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!