×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar i drejtohet qytetarëve: Mos u merrni me pallavra, “jo çipi a ku di unë”, vaksinohuni

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 21:42

    Një pjesë e madhe e estradës tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.


    Këngëtari, Alban Mehmeti në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net” tregoi se edhe ai para pak ditësh është vaksinuar kundër Covid-19.

    “Unë para pak ditësh jam vaksinuar me dozën e parë dhe kam një mesazh. Pavarësisht se çka po dëgjojmë konspiracione të ndryshme “jo qipa, jo ku di un”, nuk ka të ardhshme pa vaksinim, kështu që sa më parë të vaksinohemi aq më shpejt kemi mundësi t’i kthehemi normalitetit, pa frikën e mbylljeve tjera. E vetmja zgjidhje është vaksinimi”, tha ai.

    Tutje ai kishte edhe një lutje për të gjithë qytetarët sa i përket vaksinimit, e mos të besojnë në konspiracionet e ndryshme.

    “I lus të gjjthë qytetarët që të vaksinohen dhe mos të merren me pallavra të atyre që dinë vetëm të kritikojnë e kurrë të veprojnë”, tha Alban Mehmeti për Reporteri.net.

    Gjithashtu, këngëtari foli edhe për koncertet e dasmat, ku sipas tij orari deri në ora 01:00 nuk është i mjaftueshëm dhe i kënaqshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!