×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari kosovar që doli pozitiv me koronavirus ditë më parë bënte hajgare me pandeminë që ka mbërthyer botën

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 12:05

    Këngëtari kosovar Muhamet Sejdiu ka konfirmuar se është  një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën dje nga Gjermania.


    Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo, ai vetëm disa ditë më parë me sa duket nuk e kishte marrë shumë seriozisht pandeminë që është përhapur me të madhe në botë.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai kishte ironizuar me faktin se Kosova nuk e kishte ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

    “Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”, kishte shkruar Sejdiu në Facebook.

    Kujtojmë se Muhamet Sejdiu më 13 mars kishte kënduar edhe në një aheng në Gjilan, ku kishte një numër të madh të të pranishmëve. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!