×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e famshme zhduket nga “Instagrami” menjëherë pas fejesës, zbulon arsyen

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 20:07

    Pak ditë pasi zbuloi përmes postimeve në rrjetet sociale se është fejuar, Britney Spears u zhuk krejt papritur nga “Instagrami”.


    39-vjeçara e cila së fundmi është zgjedhur edhe si personi më me ndikim në botë, nuk i paralajmëroi fansat më parë për këtë vendim.

    Por përmes një postimi në “Twitter”, këngëtarja me famë botërore vendosi që të tregonte arsyen që e çoi në këtë vendim që i habiti miliona ndjekësit e saj.

    “Mos u shqetësoni miq…thjesht po marr një pushim nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time. Do kthehem shpejt” ,- shkroi këngëtarja në Twitter.

    Kujtojmë se artistja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti. “Nuk mund ta besoj’, shkroi Spears.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!