×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur tregon pse e refuzoi ftesën për të hyrë në shtëpinë e famshme

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 17:14

    Që nga momenti që u bë zyrtare nisja e reality show “Big Brother Vip”, emra të shumtë të artistëve qarkulluan në media se do të ishin konkurentë të këtij edicioni të parë të “Big Brother Vip”.

    Mirëpo, për shkak të angazhimeve të tyre shumë nga ata refuzuan ftesën e këtij formati.

    Një ndër këta emra ishte edhe këngëtarja Rozana Radi.

    Së fundmi përmes një sesioni pyetjesh përgjigjjesh të realizuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja është pyetur nga një ndjekës se a ka marrë ftesë për të hyrë në shtëpinë e famshme.

    E menjëhershme ka qenë përgjigjja e saj, e cila e ka pohuar këtë gjë.

    “Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother”, u shpreh Rozana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!