×
  • Show Time
  • Show Time

    Kërkesa e Luizit për Vëllain e Madh: “Ma sillni priftin të martohem me Kiarën”

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 22:35

    Banori i Big Brother VIP Albania, Luizi, ka befasuar me një tjetër deklaratë për Kiarën, për të cilën ai ka shfaqur pëlqim qysh nga fillimi i lojës.

    Derisa po diskutohej se sa reale ose jo duket marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit, ky i fundit u betua se nuk po luan në këtë lidhje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje, ai ka kërkuar edhe që t’ia sjellin një prift brenda shtëpisë për t’u martuar me Kiarën.

    “Unë nuk po luaj me Kiarën. Të betohem me gjithë shpirt. Unë them më fusni një prift dhe martohem direkt me Kiarën në shtëpi. Në qoftë se ka një njeri që është i paduruesëm këtu, jam unë. Unë kërkoj vetëm të mos e vendosim më nën presion, ju lutem. Fjalë të tjera nuk di çfarë t’ju them”, tha Luizi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!