×
  • Show Time
  • Show Time

    Këto janë deputetet beqare të Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:50

    Me krijimin e qeverisë Kurti II, shumë emra të rinj u bënë pjesë e Kuvendit të Kosovës.


    Ashtu siç edhe u garanton ligji me kuotën femërore, janë gjithësej 41 femra që iu është besuar mandati i deputetes.

    Secila nga to përmes biografisë, kanë zbuluar statusin civil.

    Bazuar në radhitjen alfabetike në web-faqen e Kuvendit, si beqare është deklaruar Adelina Grainca, e cila nuk ka shumë ditë që aderoi nga PDK në Lëvizjen e Albin Kurtit.

    Beqare, ka thënë se është edhe ish- ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

    Mitrovicasja, Arjeta Fejza, poashtu ka bërë me dije se është beqare.

    Një deputete tjetër e kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së është edhe Arta Bajralija.

    Kontabilistja në fjalë ka treguar në statusin e saj civil se është beqare.

    Statusin e beqares e mban edhe Eliza Hoxha, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Në biografinë e saj, Fjolla Ujkani, deputetja që vije nga një fshat i Vushtrrisë poashtu ka treguar se është beqare.

    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e cila ka bërë me dije se ka studiuar për Farmaci, gjithashtu është beqare.

    Beqare është edhe deputetja që vije nga komuna e Skenderajt, Ganimete Musliu.

    Beqare janë deklaruar edhe tri deputetet tjera Yllza Hoti, Saranda Bogujevci si dhe Rrezarta Krasniqi.

    Status të njejtë në biografinë e saj mban edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!