Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Luizi ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores në vazhdimësi, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar.
Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.
Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.
E pyetur nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”.
“Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.
Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.