×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim tregon sëmundjen me të cilën po lufton

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 10:43

    Kim Kardashian është hapur për betejën e saj të vazhdueshme me psoriazë. Ajo nuk heziton të flas për sëmundjen me të cilën po përballet.


    38-vjeçarja ndau një fotografi në instastory të dielën në mëngjes, për të treguar fytyrën e saj.

    “Psoriazë në mëngjes”, ka shkruar ajo në foton e shtrirë në krevat, ku i shihen shenjat në fytyrën e saj.

    Kim foli për diagnozën e saj gjatë viteve por ka përditësuar fansat duke thënë se gjendja e saj është e mirë por shpesh herë edhe iu përkeqësua.

    Psoriaza, e cila nuk ka shërim, është një sëmundje që del në sipërfaqen e lëkurës, duke formuar shenja të kuqe dhe shkakton të kruara por ndonjëherë edhe dhimbje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!