×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është e veçanta e sezonit të ri të Big Brother Albania VIP

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 10:46

    Formati i suksesshëm Big Brother po tërheq shumë vëmendje këto kohë.


    Rikthimi i tij u përfol shumë dhe duket se ky format i ka munguar ekranit dhe teleshikuesve. E veçanta sigurisht është se këtë herë do shohim VIP-at që me siguri i ndjekim në Instagram, 24 orë në 7 ditë të javës.

    Aludimet mbi emra personazhesh nuk kanë fund, por asnjë nuk është konfirmuar deri tani dhe mesa duket kemi shumë për të zbuluar.

    Gazetari, Eraldo Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit të shumëpritur ka dhënë disa detaje të reja për kanalin T7 në Kosovë.

    “Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në Top Channel. Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.

    Sigurisht nuk tha asnjë emër dhe ende mbesim me pikëpyetjet tona. Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit Big Brother është se, as vetë pjesmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd ,në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani, është se do të ketë vipa nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!