×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është kënga e Ledri Vulës, me të cilën dy vajza shqiptare kaluan garën në “The Voice of Italy”

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 16:16

    Talenti i shqiptarëve në muzikë tashmë është i dëshmuar edhe në rrafshin ndërkombëtar.


    Në spektaklin e talenteve “The Voice of Italy”, së fundmi janë prezantuar dy vajza me prejardhje shqiptare, të quajtura Serena dhe Ina Sinani.

    Ato kanë kënduar së bashku në audicionet e fshehura këngën “Shumë Pis” të artistëve shqiptarë Ledri Vula dhe Era Istrefi.

     

    View this post on Instagram

     

    You should see us in a crown ?

    A post shared by Sindolls (@sindollsofficial) on

    Dy motrat Sinani kanë arritur t’i mahnitin publikun me interpretimin e tyre, njëlloj siç kanë bërë me jurinë.

    Të katër anëtarët e jurisë kanë kthyer karriget për vajzat shqiptare, duke ofruar mundësinë e marrjes së tyre në grup.

    Kujtojmë që edhe ndër vite shqiptarët kanë pasur sukses në këtë kompeticion muzikor, siç është rasti i këngëtares Elhaida Dani, e cila ishte shpallur fituese e një prej edicioneve të “The Voice of Italy”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!