×
  • Show Time
  • Show Time

    Konkurrentët e “Hell’s Kitchen” përleshen fizikisht: O debil, o psikopat

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 23:06

    Një debat që degjeneroi në përplasje fizike ka ndodhur mes Martinit dhe Indritit në “Hell’s Kitchen”.


    Një javë më parë, Indriti mori rolin e shef Renatos dhe nisi të hidhte pjatat në tokë e të trazonte kuzhinën.

    Për këtë arsye, shefi i “kuzhinës së ferrit” vendosi që për fatin e tij në emision të vendosej puntatën e sotme.

    Shef Renato mendoi që të vendoste në sfidë Martinin dhe Indritin, e nëse ky i fundit do të dilte fitues, do të qëndronte ende në emision.

    Por, teksa po merreshin me përgatitjet e pjatës, Martini dhe Indriti u përfshinë fillimisht në “ngacmime” në distancë, me sharje e fyerje.

    Por në një moment, përplasja degjeneroi në dhunë, ku djemtë goditën me produkte kuzhine njëri-tjetrin.

    Shef Renato, duke qenë se Indriti ka paraqitur një sjellje jo të hijshme gjatë këtyre javëve, vendosi ta përjashtonte përfundimisht djalin nga Elbasani nga “kuzhina e ferrit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!