×
  • Show Time
  • Show Time

    Kontribuoi në ndërtimin e tij, hapet kopshti në Tiranë, Dua Lipa ndan emocionet me 70 milionë ndjekësit e saj

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 20:23

    Ka çelur dyert çerdhja dhe kopshti “Sunny Hill”, falë ndihmës së qeverisë së Katarit, por edhe donacionit të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali Bin Hamad Al Marri, përuruan kopshtin në zonën e ish-Bllokut, që mirëpriti sot mbi 300 vogëlushë.

    Edhe vetë këngëtarja ka ndarë emocionet, në Instagram, ku ka publikuar foto e video nga hapja. “Një moment shumë krenar – ’Sunny Hill Kindergarten’ është hapur në Tiranë, Shqipëri, me kapacitet mbi 300 fëmijë”, shkruan Dua duke falënderuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.

    “Zemra ime është plot”, shton këngëtarja, duke ndarë emocionet e bukura me mbi 70 milion ndjekësit e saj në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!