×
  • Show Time
  • Show Time

    Krizë në martesën e Kim Kardashian dhe Kanye West?

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 18:24

    Fundjavën e kaluar dyshja festuan përvjetorin e gjashtë të martesës.


    Ditët e izolimit nuk kanë qenë edhe aq të mira për Kim Kardashian dhe Kanye West, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

    Ylli televiziv, 39-vjeçare dhe reperi, 42-vjeçar raportohet se kanë qenë në ‘faqe të ndryshme’ këtë periudhë sipas një burimi të “Us Weekly”.

    Çifti kanë qëndruar të izoluar nga coronavirusi me katër fëmijët e tyre – North, 6, Saint, 4, Chicago, 2 dhe Psalm, 12 muajsh – por nuk kanë qenë mjaft të afërt pranë njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

    “Nganjëherë ata janë në faqe të ndryshme. Ajo zgjohet herët dhe ushtron, ndërsa ai zgjohet vonë”, ka thënë burimi. “Kim është duke ushtruar gjithnjë dhe duke i bërë gjërat e saj. Kanye ka një kohë më të vështirë pasi nuk e ka rutinën e njejtë si të Kim”.

    Ky lajm erdhi mes thashethemeve të shumta se marrëdhënia e çiftit me profil të lartë u përkeqësua pasi ata vazhdojnë të jenë të izoluar mes pandemisë së coronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!